
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Mëhallas të Divjakës, ku një 34-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të policisë.
Uniformat blu, pas mbërritjes në vendin e ngjarjes u përballën me të shtëna kallashnikovi në drejtim të tyre, ndërsa e kanë arrestuar të riun pak orë më vonë në një fshat tjetër.



