Historiani Koçi: Nuk jemi treguar të suksesshëm në rishikimin e historisë, duhet një rishikim i plotë në të gjithë prizmin

Historiani Koçi: Nuk jemi treguar të suksesshëm në rishikimin e historisë, duhet një rishikim i plotë në të gjithë prizmin

Historia e Shqipërisë ka nevojë për një rishikim të thellë, që të përfshijë periudhën nga antikiteti deri në ditët e sotme, pasi fakte të reja kanë dalë në dritë. 
 

Kështu vlerëson historiani Dorian Koçi, i ftuar në emisionin "Arnautistan" të Mustafa Nanos.
 

Koçi thekson se procesi i rishikimit të historisë ka nisur, por ende nuk është realizuar me sukses. 
 

Ai pohon se duhet një rishikim i plotë i historisë, duke i parë ngjarjet në një prizëm më të gjerë dhe më të thellë.
 

Ne kemi një kufi kohor, pas viteve 1990, kur sigurisht historia e Shqipërisë duhej të rishikohej në një prizëm të ri, jo vetëm historia moderne e periudhës së socializmit apo e Luftës së Dytë Botërore, por edhe historia më e hershme. 
 

Historia ishte studiuar dhe parë nën prizmin e materializmit dialektik, të luftës së klasave, dhe ideologjive të ndryshme. 
 

Ky është një proces që ka kohë që ka nisur, por mund të them se ende nuk jemi shumë të suksesshëm. Megjithatë, besoj se ky është një proces që do të vazhdojë dhe një brez tjetër duhet ta çojë më përpara. 
 

Sipas tij, rishikimi i historisë është një proces natyror, që ka lidhje të drejtpërdrejtë me deklasifikimin e dokumenteve. 
 

Është një proces i natyrshëm edhe ne bazë të dokumentacioneve, çdo 25 vjet, dokumentacionet deklasifikohen dhe mund të rishikohen nga një këndvështrim tjetër, duke marrë parasysh shkaqet, arsyet dhe politikat shtetërore të ndjekura në atë kohë.


Por në rastin tonë, ka pasur më shumë ndikim një hierarki kulturore dhe politike që ishte vendosur në Shqipëri, shumë herë edhe në mënyrë të padrejtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy