
Ky është momenti i habitshëm kur një avion ushtarak fluturon vetëm pak metra mbi kokën e një personi dhe të disa avionëve të tjerë që ndodheshin në pistë.
Aeroplani, që mendohet të jetë një avion ukrainas Su-24M Fencer Bomber, del nga askund duke kaluar me shpejtësi mbi kokën e personit.
Një burrë tjetër mund të shihet gjithashtu duke mbyllur veshët kundër zhurmës së fortë të avionit.
Mendohet se videoja u regjistrua në një baze ajrore në Ukrainë, ndoshta në 'Staro', ku kanë bazën avionë të tillë.
Baza ajrore është rreth 4 km në lindje të Starokostiantyniv në Ukrainën perëndimore.
Avioni ushtarak duket shumë shpejt dhe kur kalon mbi pistë arinë të shmang vetëm njerëzit, pasi nëse do të kishte prekur ndonjë nga avionët e parkuar do të kishte shkakruar një incident të rëndë.
Burrat duket se janë të veshur me rroba të stilit ushtarak.
Baza ajrore Staro ka mbi 35 avionë të mëdhenj dhe rreth 30 avion luftarakë të vegjël.
Su-24M është një aeroplan dy-vendësh me dy motorë që është projektuar për të kryer misione të nivelit të ulët të raketave.



