Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 25 vjet burg për Mark Frrokun, ish-deputetin që akuzohet për një vrasje në Belgjikë në vitin 1999.
Frroku akuzohet për vrasjen e Aleksndër Kurtit, ngjarje për të cilën deri dje ishte nën akuzë edhe Kristian Marinaj. Por i akuzuari për bashkëpunim në vrasje së bashku me Frrokun u shpall i pafajshëm një ditë më parë nga Gjykata e Tiranës.
Sipas akuzës, vrasja e Aleksandër Kurtit ka ndodhur për shkak të konflikteve të tij me Frrokun në aktivitetin e paligjshëm të shfrytëzimit të prostitucionit.



