
Numri i të infektuarve me Covid-19 po rritet edhe në Kosovë. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës nga 6 169 testime të kryera, 108 qytetarë sot kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur viktima.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.677.000 doza të vaksinës.



