Merck kërkon autorizim emergjent nga FDA të pilulës anti-Covid

Merck kërkon autorizim emergjent nga FDA të pilulës anti-Covid

Merck tha të hënën se po kërkon autorizimin emergjent nga FDA të ilaçit eksperimental anti-Covid.

Nëse jepet autorizimi, ilaçi, i prodhuar nga Merck dhe Ridgeback Biotherapeutics, do të ishte trajtimi i parë antiviral oral për të luftuar Covid-19, i cili vjen në formë kapsule.

Merck tha se po kërkon autorizim për kapsulat për të trajtuar të rriturit e infektuar të cilët janë më të rrezikuar nga format e rënda të Covid-19 ose shtrimi në spital. 

Kërkesa e tij bazohet në një studim mbi 700 pacientë për të cilët ilaçi funksionoi.

"Në analizën e përkohshme, molnupiravir uli rrezikun e shtrimit në spital ose vdekjet me afërsisht 50%; 7.3% e pacientëve që morën molnupiravir ose u shtruan në spital ose vdiqën deri në ditën e 29-të, krahasuar me 14.1% të pacientëve të trajtuar me placebo," kompania tha në një deklaratë.

"Për ditën e 29-të, asnjë vdekje nuk u raportua në pacientët që morën molnupiravir, në krahasim me tetë vdekje në pacientët që morën placebo." 

Asnjë nga vullnetarët në studim nuk ishte vaksinuar.

"Ndikimi i jashtëzakonshëm i kësaj pandemie kërkon që ne të lëvizim me urgjencë të paparë, dhe kjo është ajo që ekipet tona kanë bërë duke dorëzuar këtë kërkesë për molnupiravir në FDA brenda 10 ditëve nga marrja e të dhënave," tha CEO i Merck dhe Presidenti Robert Davis në një deklaratë.

Të dhënat nga studimi ende nuk janë rishikuar ose publikuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy