SPAK prezanton si rrezik të ekzistencës së tij politikën ndërsa në bilancin e 365 ditëve thotë se ka sekuestruar e konfiskuar mbi 65 milionë euro para të krimit.
Në shkurt 2018, klasifikimin e parë zyrtarë të grupeve kriminale që operojnë në territorin shqiptarë pas Bandave të 1997 do ta bënte Ministri i Brendshëm Asokohe z.Fatmir Xhafa.
Nga studio e “Opinion” ai foli për 40 grupe sipas standardit të policisë shqiptare dhe për maksimumi 15 grupe sipas klasifikimit të Europol.
Zoti Xhafa nuk është më ministër i Brendshëm, por deklarata e tij vijon të jetë aktuale. Në raportin më të fundit të Prokurorisë së Posaçme të vitit 2024 flitet se në territorin shqiptar operojnë 16 grupe kriminale.
Në raport thuhet sipas vlerësimit të SPAK janë 16 grupe kriminale shoqërisht të rrezikshëm të mbështetura në lidhje familjare, shoqërore. Grupe shqiptare të cilat operojnë edhe në tregje ndërkombëtare të trafikut të kokainës dhe janë aktive në qytetet si Tirana, Durrësi, Shkodra, Kukësi, Lezha, Elbasani dhe Vlora.
Ajo që bie në sy në këtë raport është mungesa e qytetit të Fierit edhe pse shpesh është folur për Personazhe të Rëndësishëm të Nëntokës apo narkotrafikut.
Këto grupe sipas SPAK kanë veçori të komunikimeve Sekrete dhe Investime në Kriptovaluta për të mos rrezikuar humbjen e pasurisë në rast të goditjes nga struktura e zbatimit të ligjit.
Në këtë raport nuk mungon edhe një bilanc i hetimit të krimeve të korrupsionit ku rezultojnë se në listën prej 33 zyrtarë të lartë vetëm 7 prej tyre janë në detyrë dhe 26 të tjerë ish funksionarë.
Ky raport i SPAK do të lexohet në Qeverisjen e Prokurorëve KLP dhe Parlament nga kreu i institucionit z.Altin Dumani ndërsa emisioni “FactCheck” do të ndalet në një analizim analitik të tij.



