Covid-19/ Autoritetet britanike refuzojnë të japin dritën jeshile për vaksinimin e fëmijëve 12-15 vjeç

Covid-19/ Autoritetet britanike refuzojnë të japin dritën jeshile për vaksinimin e fëmijëve 12-15 vjeç

Trupi këshillues i vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar ka refuzuar të japë dritën jeshile për vaksinimin e fëmijëve të shëndetshëm të moshës 12-15 vjeç.

JCVI tha se fëmijët janë me rrezik aq të ulët nga virusi sa që vaksinat do të ofronin vetëm një përfitim të vogël.

JCVI këshilloi zgjerimin e programit ekzistues të vaksinimit për të përfshirë një shtesë prej 200,000 adoleshentësh me kushte specifike themelore.

Mjekët dolën në përfundimin  se fëmijët me sëmundje kronike të zemrës, mushkërive dhe mëlçisë janë në rrezik shumë më të lartë nga Covid-19 sesa fëmijët e shëndetshëm.

Një grup prej 150,000 fëmijësh me gjendje të tilla të rënda, sindromi Doën dhe sistem imunitar i dobësuar rëndë, si dhe ata që jetojnë me të rritur në nevojë kanë marrë tashmë dritën jeshile për t’u vaksinuar. Vendimi për fëmijët e shëndetshëm u bazua në shqetësimin për një efekt anësor jashtëzakonisht të rrallë të vaksinës Pfizer që shkakton inflamacion të zemrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy