Bushati: Opozita s'ka forcë t’i imponohet Ramës përmes dhunës. Qeveria teknike nuk mund të arrihet (VIDEO)

Bushati: Opozita s'ka forcë t’i imponohet Ramës përmes dhunës. Qeveria teknike nuk mund të arrihet (VIDEO)

Analisti Andi Bushati tha në studion e lajmeve të MCN Tv se dhuna që përdori opozita në protestën e mbrëmshme nuk e arriti qëllimin e saj.

Më tej, Bushati tha se qeveria teknike nuk mund të arrihet duke shtuar se opozita nuk ka forcë t’i imponohet Ramës përmes dhunës.

Protesta e djeshme nuk ishte për sensibilizim ,por tentative për t’u imponuar përmes dhunës. Aq dhunë sa u demonstrua mbrëmë mund t’ia heqë dyllin nga veshët kësaj qeverisje? Jo. Mjeti që u përdor nuk e arriti qëllimin.

Krichbaum është renegat. E mbaj mend kur e vinte Basha të fliste pro opozitës, këta i thonin i shitur. Duhet të jetë mësim për opozitën, që opozita nuk mund të ngrejë kauza me njerëz që i korrupton.

Po pres me çudi, që ambasadat edhe kur digjen dy karrige reagojnë, nuk reaguan për dhunën e kësaj proteste, ndoshta nuk ka qenë aq e madhe, sa prisnin ata.

Jo nuk mund të arrihet dhe për mendimin tim është non sens, sepse opozita kërkon qeveri teknike ngaqë Rama ka kriminalizuar dhe ka kapur totalisht shtetin. A mundet një njeri që ka kapur shtetin të dorëzojë atë që ka marrë përmes këtij kriminalizimi? Duke absurde. Do thuash do e bëjë me forcë. Po a ka forcë kjo opozitë sot t’i imponohet Ramës përmes forcës dhe dhunës, unë them jo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy