Ju mund të jetoni më gjatë duke u stërvitur më shumë.
Një studim i kryer së fundmi nga Universiteti i Edinburgut thotë se ushtrimet gjimnastikore janë çelësi për të jetuar më gjatë, transmeton KosovaPress.
Studimi ka zbuluar mënyrat për të jetuar më gjatë dhe se mënyrat e jetesës mund të çojnë në vdekje të parakohshme.
Pirja e duhanit është shkaktari kryesor i vdekjes së parakohshme.
Mbipesha po ashtu është faktor kryesor që shkurton jetën.
“Ne kemi gjetur se çdo pako e cigareve shkurton jetën për shtatë vjet, ndërsa humbja e një kilogrami në peshë mund të shtojë jetën për dy muaj”, thonë shkencëtarët.
Ushtrimet janë të rëndësishme për një jetë më të gjatë dhe të shëndetshme, thonë shkencëtarët.
Konsumimi i peshqve dhe arrave po ashtu mund të ndihmojë në zgjatjen e jetës.



