Konflikti në Sudan/ Sulm me bomba në Khartoum, 18 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur

Konflikti në Sudan/ Sulm me bomba në Khartoum, 18 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur

Raketat kanë goditur një treg në kryeqytetin e Sudanit, Khartoum, duke vrarë 18 persona dhe duke lënë më shumë se 100 të plagosur.

Kjo ngjarje e çon numrin e vdekjeve të civilëve gjatë shtatë javëve në të paktën 883, sipas shifrave zyrtare, megjithëse numri real ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë.

Organizatat, të cilat kanë ndihmuar banorët e Khartoum-it të marrin ushqim dhe ilaçe, e përshkruan ngjarjen si një situatë katastrofike dhe apeluan për mjekë dhe dhurime gjaku.

Të martën, ushtria dhe rivalët e saj nga Forcat e Mbështetjes së Shpejtë kishin rënë dakord të zgjasin marrëveshjen e armëpushimit humanitar të javës së kaluar për pesë ditë të tjera, në bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA dhe Arabia Saudite.

Por të nesërmen ushtria u tërhoq nga bisedimet, duke pretenduar se Forcat e Mbështetjes së Shpejtë  nuk ishin të përkushtuara ndaj kushteve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy