Politologu Ilir Kalemaj e sheh me dy interpretime atë që po ndodh në Partinë Demokratike, me bashkimin e grupit parlamentar të Gazment Bardhit me pjesën e Rithemelimit të Sali Berishës.
Afirmon bashkimin automatikisht numrash, por dhe bashkim fluksesh, nëse flasim për disa deputetë të spikati si Bardhi, Salianji dhe Gjekmarkaj, ky bashkim i numrave, nuk sjell automatikisht aritmetikë elektorale.
Kjo gjë duhet bërë nëpërmjet mekanizmit të votës, duke zbatuar statutin e partisë. Duhet gjetur mënyra se si mund të bashkëjetojnë, qoftë ata që janë pjesë e kryesisë dhe ata që përfaqësojnë zërat publikë.
Duke folur për MCN Live, Kalemaj tha se, bashkimi i opozitës dhe ardhja në pushtet e opozitës, ndodh ose përmes një frymë e re si alternativë bindëse për qytetarët, ose me figura të reja, që ngjallin besim te qytetarët.
Unë preferoj bashkimin e këtyre dy mekanizmave, të jetë një aleancë vlerash qoftë sa i përket mesazhit dhe alternativës së qeverisjes.
Të gjithë po e shohim bjerrjen e qeverisë dhe kërkojmë një alternativë të tretë. Duhet të paraqitet një vizion i ri dhe një ekip të ri.
Ideja është që të jetë një kombinim siç ka qenë dikur KOP-i.
Kjo është e vetmja rrugë që unë shoh për ardhjen në pushtet të opozitës.
Ndër të tjera Kalemaj tha se Partia Socialiste është një makineri e mirë vajisur elektorale, e vërtetuar në zgjedhje, për arsye ligjshmërie dhe paligjshmërie.
Është parti me traditë 80-90 vjeçare, parti e shtrirë në gjithë territorin dhe paligjshmërisë me 9 mijë patronazhistë.
Është paligjshmëri të përdorësh fondet e rindërtimit për të blerë votat elektorale.
Partia e Lirisë duhet të bëjë atë që kanë bërë që nga 1992 për të fituar, si një front opozitar.
Duhet program alternativ, që adreson shkaqet kryesore të problematikave.
PL ka pasur program shumë interesant për zgjedhjet e fundit parlamentare, propozimet që kanë ardhur, lidhur me familjet e reja, bujqësinë dhe turizmin, ofronin alternativa dhe zgjidhje.
Problemi është sa të zëshëm janë, pjesa e munguar e protagonizmit politik.



