
Më shumë se 800 kriminelë janë arrestuar në të gjithë botën pasi ranë pre e përdorimit të një aplikacioni të koduar të mesazheve të krijuar nga FBI.
Autoritetet në Australi dhe FBI përgjuan aplikacionin ANOM në të cilin kriminelët shpërndanin mesazhe të koduara në lidhje me kontrabandën e drogës, pastrimin e parave dhe madje komplote për vrasje.
Në kuadër të këtij operacioni, janë sekuestruar drogë, armë, automjete luksoze dhe para.
Bëhet me dije se konkretisht u sekuestruan 8 tonë kokainë, 250 armë dhe më shumë se 48 milionë dollarë në monedha të ndryshme si dhe kriptovaluta.
Kryeministri Australian Scott Morrison tha se operacioni kishte "goditur rëndë krimin e organizuar" në të gjithë botën.
Europol e përshkoi operacionin e quajtur “Trojan Shield / Greenlight”, si "operacioni më i madh i zhvilluar ndonjëherë i zbatimit të ligjit kundër komunikimit të koduar".
Burimi: BBC Përshtati: MCNtv.al



