Vendimi për gazetarin Elton Qyno, Çipa: Një nga aktet themelore për nga pesha në demokracinë e vendit

Vendimi për gazetarin Elton Qyno, Çipa: Një nga aktet themelore për nga pesha në demokracinë e vendit

Gjykata Kushtetuese rrëzoi SPAK-un për rastin e gazetarit Elton Qyno. Me një vendim unanim, 8 me 0, Kushtetuesja ka vendosur shfuqizimin e vendimeve të gjykatave për sekuestrot e materialeve të gazetarit Qyno dhe në fund asgjësimin e tyre. Sekuestro e materialeve të Qynos erdhi me urdhër të SPAK, pasi e akuzuan gazetarin se ka nxjerrë komunikime të SkyECC nga një prej fraksioneve të dosjes “Metamorfoza”, që sipas Prokurorisë së Posaçme përputheshin me komunikimet e Nuredin Dumanit me persona të tjerë.

Aleksandër Çipa, kreu i Unionit të Gazetarëve, e cilësoi këtë vendim një nga aktet themelore për nga pesha. Sipas tiju, ky vendim sanksionon për së dyti atë që është përcaktuar qartë në Kushtetutë: lirinë e pakufizuar të gazetarit.

Është një vendim i rëndësishëm që rikthen në gravitetin funksional misionin e pavarësisë së gazetarit. Akti i sekuestrimit të mjeteve të gazetarit nga SPAK është i paprecedentë. Vëmendja e komunitetit të gazetarëve nuk ishte e maksimalizuar, por organizatat ndërkombëtare e ushtruan autoritetin duke sjellë në vëmendje rastet homologe në rajon. Vendimi i djeshëm jo vetëm që është i drejtë por është një nga aktet themelore për nga pesha në demokracinë e vendit. E cilësoj në të njëjtin nivel me çështjen detare në Shqipëri. Ky vendim rivendikon një të drejtë që është sanksionuar në Kushtetutë, që liria e gazetarit është e pakufizuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy