Aksident në aksin rrugor "Ersekë-Korçë", plagoset çifti i bashkëshortëve

Aksident në aksin rrugor "Ersekë-Korçë", plagoset çifti i bashkëshortëve

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në dalje të urës së Selenicës, në rrugën e re, ku një mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me betonet anësore.

Nga informacionet paraprake, mësohet se të dëmtuar kanë mbetur një çift bashkëshortësh (drejtuesi dhe pasagjeri).

Pas aksidentit, ambulanca ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nxjerrë të lënduarit nga automjeti.

Ata janë transportuar menjëherë në spitalin e Korçës, ku raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Ersekë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor "Ersekë-Korçë",  shtetasi E. I., duke drejtuar automjetin,  dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi E. I. dhe bashkëshortja e tij pasagjere në automjet, shtetasja Xh.I., të cilët po marrin mjekim në spitalin e Korçës.    

 Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy