Dështimi i tenderit të Llogarasë, Ergys Verdho: Kompanitë nuk plotësonin kriteret

Dështimi i tenderit të Llogarasë, Ergys Verdho: Kompanitë nuk plotësonin kriteret

Një nga temat më të diskutuara këto ditë në media ka qenë edhe tenderi për tunelin e Llogarisë për të cilin sot në studion e lajmeve të MCN TV ka folur drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar zoti Ergys Verdho.

I pyetur pse dështoi ky tender dhe a do të ketë ndryshime në specifikimet teknike për tenderin e ri, Verdho u shpreh se kompanitë konkuruse nuk plotësonin kriteret, ndërsa theksoi se tani janë duke pritur afatet ligjore të ankimimeve për të rishikuar dokumentat dhe për të nxjerrë problematikat.

Tenderi i Llogarasë dështoi sepse të gjitha kompanitë konkurruese nuk i plotësonin kushtet. Tani jemi duke pritur për afatet ligjore të ankimimeve dhe më pas do të rishikojmë procedurën dhe dokumentet ku edhe do të nxjerrim në pah problematikat pse nuk i plotësonin kriteret kompanitë”, tha Verdho.

Ndërsa lidhur me problematikat e krijuara një ditë më parë në Rrugën e Kombit për shkak të reshjeve të dëborës ku qytetarët u ankuan se nuk ishte pastruar, Verdho sqaroi se ARRSH nuk përfshin Rrugën e Kombit pasi atë e ka në dorë koncensionari, ndërsa sqaron se në orët e para të mëngjesit të sotëm aksi i është kthyer normalitetit.

ARRSH nuk përfshin Rrugën e Kombit sepse e kanë koncensionarët. Ne jemi në lidhje direkte me ta dhe jemi vënë në dijeni se në orët e para të mëngjesit problematikat janë zgjidhur dhe gjithçka është kthyer në normalitet. Ditën e djeshme kemi pasur një incident ku një maune ka parakaluar borëpastruesen duke përfunduar jashtë rruge dhe kjo ka krijuar edhe probleme në trafik. Në mëngjes akset kanë qenë të kalueshme përveç akseve në pjesën fundore të segmenteve ku rekomandohen  gomat dimërore dhe zinxhirët. Dje në terren kanë qenë 36 borëpastruese. Kemi pasur probleme vetëm në Pukë-Fushë Arrëz, Fushë Arrëz- Kukës, por që tashmë janë të pastra dhe kalohet pa zinxhirë”, u shpreh Verdho.

Ndërsa i pyetur për devijimin që është bërë pothuajse prej 2 vitesh në rrugën Levan-Tepelenë te kthesa e Poçemit për shkak të rënies së gurëve, pse ka vonuar ndërhyrja në këtë pjesë dhe a ka përgjegjësi kompania që ka marrë përsipër mirëmbajtjen për këtë zvarritje ai sqaroi se, “Për problematikën që ka ndodhur 2 vite më parë në Poçem është bërë një studim lidhur edhe me materialet, por tani jemi drejt finalizimit të projektit dhe shumë shpejt do e shohim të hapur”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy