Në Francë rikthehen gjurmët e COVID-19 në sistemin e ujërave të zeza

Në Francë rikthehen gjurmët e COVID-19 në sistemin e ujërave të zeza

Gjurmët e Covid-19 po monitorohen në ujërat e zeza në Paris që shkencëtarët francezë shpresojnë se do të ndihmojnë në gjurmimin e evolucionit të përhapjes së virusit.

Mostrat e marra nga sistemi i ujrave të zeza në Paris tregojnë për një rikthim të koronavirusit, që ishte zhdukur pas vendosjes së masave kufizuese në Francë.

Në një impiant në periferi të qytetit, ujrat e zeza të rreth 350,000 banorëve në lindje të Parisit pastrohen.

Punonjësit e këtij impianti rregullisht marrin mostra nga ujërat e zeza dhe më pas i dërgojnë për analiza të hollësishme në një laborator të qytetit.

Pas shpërthimt të koronavirusit në Francë, kompania që merret me shpërndarjen e ujit në Paris, Eau de Paris filloi të monitoronte ujin në zona të ndryshme për të parë nëse ka gjurmë të Covid-19, shkruan ora news.

“Pasi të nxjerrim gjenomin e të gjithë mikroorganizmave që janë në këtë kampion, do të shikojmë posaçërisht për gjurmë të Covid-19”, tha Sebastian Wurtzer, studiues i sëmundjeve infektive.

Mostrat e marra kohët e fundit nga sistemi i ujërave të zeza në Paris tregojnë se gjurmët e COVID-19, që ishin zhdukur nga ujërat e zeza kur Franca vendosi masat e forta kufizuese, tani po rikthehen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy