Borchardt: Institucionet antikorrupsion kufizohen nga presioni politik

Borchardt: Institucionet antikorrupsion kufizohen nga presioni politik

“Korrupsioni mbetet problem serioz për vendin. Pavarësia dhe efikasiteti i institucioneve që presupozohet të luftojnë korrupsionin vazhdojnë të kufizohen nga presioni politik dhe kapacitetet e dobëta administrative”. Kështu u shpreh sot kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt. I pranishëm në forumin e nivelit të lartë për antikorrupsionin që po zhvillohet sot në Tiranë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, Borchardt korrupsioni në Shqipëri është i ndërlikuar dhe shumëdimensional.

“Korrupsioni në Shqipëri, si kudo tjetër, është një problem i ndërlikuar dhe shumëdimensional. Një mjedis i korruptuar rrit kostot e të bërit biznes, shkurajon investitorët e huaj, deformon tregjet dhe përparësitë në investime dhe dëmton besimin tek administrata publike. Ai është një kërcënim i kudogjendur, që, në manifestimin e tij më të keq, i dënon me varfëri grupet tanimë të cenueshme dhe rrit pabarazinë duke devijuar fondet nga kujdesi shëndetësor, arsimi dhe shërbime të tjera thelbësore dhe duke dobësuar në të njëjtën kohë shtetin”, tha ai.

Borchardt tha se gjatë këtyre viteve të fundit, qeveria e Shqipërisë ka bërë përpjekje të konsiderueshme për të adresuar çështjen e korrupsionit në vend. “Përmirësimi i politikave dhe kuadrit legjislativ është i dukshëm, por duhet bërë më shumë. Progresi i qëndrueshëm në zbatimin e ligjeve dhe politikave të mirëqeverisjes duhet të ruhet, kombinuar me ndryshimet e dukshme që priten në gjyqësor. Shpeshherë pagat e ulëta, pranimi i ryshfetit nga shoqëria dhe rrjetet e ngushta sociale e bëjnë luftën kundër korrupsionit një detyrë të vështirë. Duhet t’i kushtojmë më shumë përpjekje garantimit të integritetit të zyrtarëve të zgjedhur dhe ndërtimit të një administrate publike të besueshme, funksionale dhe transparente. Sidoqoftë, masat e ndryshme kundër korrupsionit duhet të kombinohen me incentiva të përshtatshme ekonomike për zyrtarët publikë”, tha ai.

Diplomati europian tha se OSBE-ja ka marrë prej kohësh angazhimin që ta asistojë Shqipërinë në përpjekjet e saj për modernizim. Megjithatë, kjo nuk mund të zgjidhet nga veprimet e ndërmarra më vete nga qeveritë apo institucionet. 

“Nevojitet një përfshirje më e thellë e shoqërisë civile, medias dhe komunitetit të biznesit.
Në këtë ditë të shënuar, dëshiroj të nxis të gjithë aktorët që të përqafojnë integritetin, llogaridhënien dhe transparencën - por mbi të gjithë, të rinjtë, të cilët kanë një rol thelbësor në zhvillimin e këtij vendi, në mënyrë që e ardhmja e tyre të ndërtohet mbi themele të forta dhe të ndershme”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy