Rritet tensioni në Amerikë, mbështetësit e Trump mbushin Uashingtonin

Rritet tensioni në Amerikë, mbështetësit e Trump mbushin Uashingtonin

Tensionet në Amerikë po rriten pasi më shumë mbështetës të Trump kanë dalë në Uashington për të protestuar. Kjo pasi ata mbështesin idenë e presidentit aktual se zgjedhjet e dy nëntorit të cilët shpallën fitues Joe Biden, janë të manipuluara.

Grupet ekstremiste të djathta dhe anti-qeveritare duke përfshirë ‘Proud Boys’, ‘Oath Keepers’ dhe ‘QAnon’ kishin njoftuar më herët se do të merrnin pjesë, për shkak të konstestimit të rezultatit.

Më herët protestuesit bënë autokolonën presidenciale teska Trump kaloi aty pranë.

Ndërkohë një situatë krejt ndryshe paraqitet përsa i perket asaj që prodhuan zgjedhjet. Të shtunën Joe Biden forcoi idenë se ai do të jetë president i ardhshëm pasi mori edhe votat elektorale të Xhorxhias, një qytet që demokratët nuk e merrnin që nga viti 1992, duke i çuar në 306 votat elektorale.

Kujtojmë se Amerika ka një sistem me vota elektorale që lejon shpalljen president të kandidatit me 270 vota.

Sidoqoftë, deri më tani Trump ka refuzuar të pranojë këtë rezultat. Ai ka nisur një sërë sfidash ligjore në shtetet kryesore dhe ka bërë akuza të pabazuara për mashtrim të gjerë zgjedhor, por përpjekjet e tij deri më tani kanë qenë të pasuksesshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy