Kryeministri Edi Rama është thirrur në cilësinë e dëshmitarit në komisionin hetimor që opozita ka ngritur lidhur me privatizimin e CEZ-it.
“Ju konfirmoj që mbështes atë që ministri Gjiknuri ka referuar këtu nga fillimi deri në fund. Ajo që kam unë si përgjigje është se çfarë ka referuar ministri mbështetet nga ana ime”, tha Rama.
Rama: Nëse ju vazhdoni të nxirrni konkluzione mbi pikëmapjet tuaja, është e drejta juaj. Por nuk mund të humbim kohë.
Shalsi: Kanë qenë dy alternativat: zgjidhja e marrëveshjes me mirëkuptim dhe dërgimi në gjykatë. Pse zgjodhët rrugën e marrëveshjes me mirëkuptim?
Rama: Është një gjë që është shpjeguar në mënyrë shteruese. Konteksti në të cilin morëm detyrën impononte ndërhyrje të shpejtë për një situatë të komplikuar. Në tetor 2013, humbjet ishin rreth 50%. Situate financiare ishte ajo që ishte dhe u detyruam të thërrisnim zjarrfikësit e FMN-së. banka Botërore dhe FMN kërkonin një zgjidhje të shpejtë. Të gjitha rrethanat privilegjonin zgjidhjen miqësore të konfliktit për shkak të të kaluarës, ku qeveria e kishte dobësuar pozicionin tonë. Rrezikonim një kolaps energjetik dhe financiar dhe nuk kishim asnjë shans të merrnim investimet që po bëjmë sot.
Spaho: A mund t’ju bëj një pyetje?
Rama: Po, madje më mirë që të gjitha pyetjet t’i bëjë opozita, pasi ajo e ka thirrur këtë komision.
Spaho: A i është kërkuar qeverisë për të vazhduar arbitrazhin?
Rama: Nga kush?
Spaho: Nga palët.
Rama: Ishim në situatë kur pala tjetër, CEZ, ishte çelur një porces dhe kishte çelur atë pas një shpronësimi të dhunshëm. Të gjitha rrethanat dhe arsyetimet e bëra me faktorët na dhanë këtë konkluzion që është mbështetur nga sekretariati i energjisë në Vjenë. Marrëveshja është bërë në prezencën e zëvendësdrejtuesit të sekretariatit si palë e tretë.
Spaho: E konsultuar mes jush dhe jo me avokatin ndërkombëtar të paguar për këtë? Ju hodhët poshtë mundësinë që do të krijonte balancë financiare dhe teknike.
Rama: Kur bëhet fjalë për konsultime mes faktorëve ka pikëpamje të ndryshme dhe prevalon ajo më e arsyeshmja.
Spaho: Ju thatë se i jeni drejtuar arbitrazhit se pozicioni i palës tonë ishte i dobësuar.
Rama: Sipas meje qëndron plotësisht. Pikëpamja prevaluese ishte zgjidhja miqësore e një konflikti.
Spaho: T’i jepnit 100 milionë euro.
Rama: Është pikëpamje e konsoliduar në proces.
Strazimiri: Gjatë fushatës keni thënë se e përzunë CEZ-in në mënyrë barbare. Me këtë mentalitet u futët në marrëveshje? Bletë këtë rrugën e ndritur me 100 milionë euro që ne duhej t’ua jepnim.
Rama: Unë jam këtu për CEZ-in dhe mentalitetin. Nuk duhet të kesh shumë mend dhe as shumë informacion për të dalë në konkluzionin se shpronësimi i dhunshëm i një kompanie është një aventurë me kosto të larta për një qeveri.



