Senatorët amerikanë kërkojnë sanksione të reja ndaj Rusisë

Senatorët amerikanë kërkojnë sanksione të reja ndaj Rusisë

Administrata amerikane është drejt aplikimit të sanksioneve të reja ndaj Rusisë. Një projektligj i posaçëm është depozituar të enjten nga senatorët republikanë dhe demokratë, për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë. Kjo lëvizje e senatit vjen si një përpjekje e fundit e ligjvënësve, për të ndëshkuar Moskën lidhur me ndërhyrjen e saj në zgjedhjet amerikane dhe aktivitetet e saj në Siri dhe Ukrainë.

Projektligji i depozituar në Senat ka të bëjë me kufizime në transaksionet për borxhin e ri rus, projektet e energjisë dhe naftës, importet ruse të uraniumit. Po ashtu, ky projektligj parashikon edhe sanksione ndaj figurave politike dhe oligarkëve rusë, kjo ka sjellë edhe reagimin e tregjeve ruse, pas publikimit të projektligjit, me dobësimin e detyrimeve në rubla e dollarë. "Regjimi aktual i sanksioneve ka dështuar të frenojë Rusinë nga ndërhyrja në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2018", tha senatori republikan Lindsey Graham, një nga përkrahësit kryesorë të projektligjit. Senatori demokrat Bob Menendez tha se administrata nuk u është përmbajtur plotësisht sanksioneve të vendosura.

"Ky projekt-ligj është hapi tjetër për t’i bërë presion Kremlinit në mënyrë që Putini ta kuptojë më në fund se SHBA-ja nuk do ta tolerojë më sjelljen e tij", tha ai. Senatorët republikanë dhe demokratë u bënë bashkë në qershor, duke kritikuar dështimin e presidentit Trump për të dënuar publikisht presidentin Vladimir Putin për ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale të 2016-s. Por frikës për një ndërhyrje të mundshme në zgjedhje, sërish i druhen amerikanët. Udhëheqësit e inteligjencës në Shtetet e Bashkuara thanë se Rusia vazhdon të përdorë "metoda depërtuese", për të ndarë shoqërinë amerikane dhe shprehën shqetësim për sigurinë e zgjedhjeve. "Ne vazhdojmë të shohim një fushatë të përhapur të mesazheve nga Rusia, në përpjekje për të dobësuar dhe ndarë SHBA-në", tha Dan Coats. Shërbimet e Inteligjencës amerikane frikësohen për një kërcënim të mundshëm të Rusisë, për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme për Kongres në nëntor, si dhe atyre presidenciale në 2020-n.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy