Qeveria hungareze ka shkarkuar presidenten e agjencisë kombëtare meteorologjike dhe zëvendësin e saj ditën e sotme, dy ditë pas shtyrjes nga frika e motit të keq të një shfaqjeje të madhe fishekzjarre të planifikuar në Budapest për festën kombëtare.
Kornelia Radics dhe Gyula Horvath u hoqën nga postet e tyre nga Ministri i Teknologjisë dhe Industrisë Laszlo Palkovics, i cili drejton organizatën.
Ky njoftim vjen një ditë pas kritikave të mediave pro-qeveritare kundër agjencisë së motit, parashikimet e së cilës duke paralajmëruar stuhi dhe erë kishin shkaktuar anulimin e fishekzjarreve të shtunën.
"Ata dhanë informacione tëpasakta për motin, gjë që mashtronte ekipin operativ përgjegjës për sigurinë ”, shkruante gazeta online Origo.
Në vitin 2006, festimet u humbën nga një stuhi e fortë që vrau pesë njerëz dhe plagosi disa qindar të tjerë, duke mbjellë panik midis më shumë se një milion njerëzve të mbledhur për të parë spektaklin në brigjet e Danubit.



