
Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot, më 4 Korrik, Ditën e Pavarësisë, duke përkujtuar miratimin e Deklaratës së Pavarësisë në vitin 1776.
Me këtë rast, kryeministri Edi Rama përcolli një mesazh urimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë ditë si një festë të veçantë edhe për shqiptarët.
Mirëmëngjes dhe me 4 Korrikun e Amerikës, nën hijen madhështore të Statujës së Lirisë, që është edhe një festë e veçantë për shqiptarët, pavarësisht erërave kundër që historikisht kanë dashur ta zbehin energjinë e bukur të këtij vendi, ju uroj një fundjavë të mbarë.
Mesazh urimi publikoi edhe Presidenti Bajram Begaj, i cili i përcolli urimet Presidentit Donald Trump dhe popullit amerikan me rastin e festës kombëtare.
Begaj vlerësoi miqësinë dhe partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndaj vendit, nga njohja e shtetit shqiptar deri te reformat e ndërmarra gjatë 35 viteve të fundit.




