PD: Të zbatohet “Antimafia” për kompaninë “Fusha”, po pastron para (VIDEO)

PD: Të zbatohet “Antimafia” për kompaninë “Fusha”, po pastron para (VIDEO)

Partia Demokratike akuzoi sot qeverinë në lidhje me miratimin e ligjit për Teatrin në Kuvend. Në një deklaratë për mediat, deputeti Ervin Salianji tha se pronari i “Fusha shpk” është djali i xhaxhait të një trafikanti ndërkombëtar droge, i kapur disa muaj më parë në Alikante të Spanjës për 75 kg heroinë.

“Sot ne po u bëjmë të ditur shqiptarëve se kompania Fusha ka përvojë në pastrimin e parave të pista të drogës dhe është subjekt i ligjit antimafia. Lidhjet e gjakut janë ato që shpjegojnë gjithçka. Shkëlqim Fusha, pronari i Fusha shpk, është djali i xhaxhait të një trafikanti ndërkombëtar droge, Sulejman Fushës, i kapur disa muaj më parë në Alikante të Spanjës për 75 kg heroinë, por ky fakt u mbajt i fshehur nga ministria e Fatmir Xhafës.

Salianji tha se pronari i kompanisë që pritet të ndërtojë teatrin ka një hallkë të fortë edhe me ish-kryeprokurorin e Tiranës, Petrit Fusha.

“Partia Demokratike nuk do të bëntë kurrë përgjegjës dikë për veprimet antiligjore të një të afërmi të tij, por lidhjet e Fusha shpk me djalin e xhaxhait trafikant ndërkombëtar droge prej më shumë se 20 vjetësh, kanë një hallkë të fortë- ish kryeprokurorin e Tiranës Petrit Fusha. Petrit Fusha, që deri dje drejtonte Prokurorinë e Tiranës, është vëllai i trafikantit ndërkombëtar të drogës, menaxhon një resort të njohur në periferi të Tiranës dhe bën sekserin e kompanisë Fusha, duke mbyllur dosjet penale për Erion Veliajn dhe qeverinë e Edi Ramës. Kryeprokurori Fusha, vëllai i trafikantit ndërkombëtar të drogës, mbylli dosjen e Ardit Gjoklaj, ku Bashkia kishte përgjegjësi penale. Pas kësaj, Edi Rama dhe Erion Veliaj i dhanë Çim Fushës ndërtimin e sheshit Skënderbej dhe parkingut privat atje. Të gjithë e kanë parë në atë kohë foton, kur Veliaj drekonte me vëllain kryeprokuror të trafikantit të drogës”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy