Edhe pse në një deklaratë të AFCD u tha se "nuk ka prova se kafshët shtëpiake mund të infektohen me virusin Covid-19 ose mund të jenë një burim infeksioni për njerëzit", në Hong Kong ka të tjera informacione.
Një qen, në pronësi të një pacienti që ka rezultuar pozitiv me koronaviurus në Hong Kong, është vendosur në karantinë, pasi edhe ai ka rezultuar pozitiv ndaj virusit Covid-19.
Autoritetet thanë se do të vijojnë të kryejnë teste mbi qenin që ka rezultuar i infektuar ndërsa prej tij janë marrë tashmë edhe kampionë të sekrecioneve. Ndryshe nga njerëzit, qeni nuk ka shfaqur asnjë simptomë se mund të jetë prekur nga virusi./Metro.co/



