
Java e parë e qershorit do të shënojë një ndryshim të dukshëm të motit, me rritje të temperaturave dhe mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Ky është parashikimi i meteorologes Anira Gjoni nga IGJEUM, dhënë për shikuesit e “MCN Live”.
Presim përmirësim të dukshëm të kushteve të motit në ditët në vijim. Temperaturat do të jenë në rritje si gjatë ditës, ashtu edhe gjatë natës.
Parashikimi për ditën e nesërme:
- Në bregdet: Temperaturat minimale rreth 17°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë 26°C.
- Në zonat e ulëta: Minimalet do të jenë rreth 13°C, dhe maksimalet deri në 28°C.
- Në zonat malore: Temperatura minimale do të zbresë deri në 8°C, ndërsa ajo maksimale pritet të jetë 21°C.
Sipas Gjonit, nga dita e diele dhe në vazhdim, temperaturat do të vazhdojnë të rriten me 1 deri në 2 gradë Celsius çdo ditë, duke sjell edhe javën më të nxehtë të qershorit.
Kjo javë e parë e qershorit, nga data 2 deri më 9 qershor, pritet të jetë më e nxehta e muajit.
Në krahasim me majin, qershori do të jetë më i thatë dhe më i nxehtë, me mungesë të reshjeve.
Në ndryshim nga muaji maj, ku reshjet ishin të shpeshta dhe të pranishme thuajse gjatë gjithë muajit, qershori pritet të jetë i thatë dhe me temperatura të larta, sipas parashikimeve afatmesme.



