
Një sushi 4000 kilometër larg mund të duket çmenduri! Por jo nëse është porositur nga Roman Abramovich. Oligarku rus në vitet e para pas blerjes së ekipit të Chelsea, në fakt porositi një darkë që do të mbetet në histori, duke paguar 40 mijë paund për t’i shkuar me avion privat në shtëpinë e tij në Azerbajxhan, pjatat e porositura nga lokali i tij i preferuar në Londër.
Sot, pas sulmit rus ndaj Ukrainës, multimiliarderi ka përfunduar me oligarkët e tjerë rusë në mes të sanksionuarve dhe sigurisht ka probleme më të rëndësishme për t’u marrë.
Natyrisht, askush nuk mund ta ndalojë që ai të mos vendosë të ketë një darkë për një çmim rekord të marrë nga restorantet e tij të preferuara në Europë, aq më tepër që tani nuk është në gjendje të shkojë t’i vizitojë personalisht.
Në fillim të viteve 2000, kur ai kishte blerë Chelsean, Abramovich shumë shpejt u bë ekspert në restorantet kryesore të kryeqytetit anglez. I preferuari i tij ishte Ubon, i pozicionuar në Canary Wharf, një restorant tashmë i mbyllur por që asokohe shërbente ushqim tradicional japonez.
Miliarderi i vlerësonte aq shumë pjatat e shefit të kuzhinës, saqë, pavarësisht se banonte në Baku, Azerbajxhan, vendosi t’i porosiste direkt për në shtëpinë e tij në Azerbajxhan.
Sipas Mirror, pjatat u gatuan, u dërguan në një limuzinë me shofer në aeroportin Luton dhe më pas u ngarkuan në aeroplan, duke përshkuar më shumë se 2500 milje nëpër Europë përpara se të arrinin në Azerbajxhan.
I gjithë operacioni , kushtoi 40 mijë paund, duke pasur parasysh se koha e fluturimit nga Londra në Baku është rreth pesë orë e gjysmë.



