Është arrestuar në Itali 39-vjeçari Gjergji Lazaj i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Franca në vitin 2007 për trafik droge.
Mediat italiane bëjnë me dije se 39-vjeçari u kap në një hotel në zonën e Viareggio-s dhe se aktualisht ndodhet në burg në Lucca në pritje të ekstradimit.
Autoritetet italiane arritën të identifikonin nga rezervimi që kishte bërë në hotel me emrin e tij.
Lazaj konsiderohet një trafikant i rrezikshëm.



