
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Isselberg të Gjermanisë. Një 51-vjeçar ka vrarë bashkëshorten e tij, vajzën e mitur dhe më pas veten.
Sipas mediave gjermane, 51-vjeçari i kishte treguar fillimisht një shokut të tij, ndërsa ky i fundit ka raportuar në polici.
Teksa kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, efektivët e policisë kanë gjetur trupat e pajetë të gruas 46-vjeçare, vajzës 17-vjeçare dhe të autorit 51-vjeçar, brenda në banesën ku edhe jetonin.
Vajza 14-vjeçare e familjes u gjet në gjendje të mirë shëndetësore.
Sipas hetuesve gjermanë, dyshohet se burri fillimisht vrau gruan dhe vajzën e tij dhe më në fund i mori jetën vetes. Për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, autoritetet gjermane janë duke zhvilluar hetimet për të dhënë një version përfundimtar.



