
Katër protestues janë arrestuar nga policia e Tiranë pas morën pjesën në tubumin e mbrëmshëm të organizuar nga Partia Demokratike.
MCN Tv mëson se në pranga janë vënë Leonardo Marku, Doris Rista, Sergei Rapo dhe Robespier Dervishaj.
Policia ka referuar materialet ndaj tyre për katër vepra penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”.
Sipas policisë këta shtetas, gjatë protestës, kanë ushtruar akte të dhunshme, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë, si dhe kanë hedhur lëndë piroteknike dhe molotov në drejtim të punonjësve të policisë dhe të Vilës 31, në momentin kur në ambientet e saj ndodheshin persona brenda, shtetas të huaj, duke rrezikuar sigurinë e tyre.
Si pasojë janë shkaktuar dëmtime në këtë godinë, si dhe janë dëmtuar 32 kosha mbeturinash të vendosura nga Bashkia Tiranë.
Gjithashtu drejtoria vendore e policisë Tiranë njofton se janë referuar materialet në SPAK për deputetin e PD Klevis Balliu për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.



