Hoti: Nuk ka dialog teknik me Serbinë

Hoti: Nuk ka dialog teknik me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka ritheksuar se nuk do të ketë dialog teknik në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Ka dialog vetëm për marrëveshje finale për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të dy vendeve”, shkruan Hoti.

Kjo deklaratë e Hotit vjen pas asaj të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili, pas takimit me Hotin në Bruksel, tha se bisedimet me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hotin nuk kanë qenë të lehta.

Ditë më parë kryeministri ka theksuar se qeveria “Hoti” për një muaj ka hequr nga diskutimi temën e integritetit territorial të Kosovës, “të cilën më nuk e përmend kush”.

“Kjo do të jetë një marrëveshje që Kosovës ia jep atë që i takon, të qenit e barabartë dhe e integruar në familjen e madhe euroatlantike. Për këtë ka nevojë populli i Kosovës”, pati shkruar Hoti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy