Dogji aksidentalisht sipërfaqe me pemë, procedohet penalisht 69-vjeçari

Dogji aksidentalisht sipërfaqe me pemë, procedohet penalisht 69-vjeçari

Është proceduar penalisht një 69-vjeçar në Shijak, që dyshohet se ka vendosur zjarrin një sipërfaqe toke.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, proceduan penalisht shtetasin A. Ç., 69 vjeç, banues në Shijak.

Procedimi ndaj tij nisi pasi 69-vjeçari dyshohet se ka shkaktuar zjarr nga pakujdesia në fshatin Çezmeli, Shijak dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me pemë, në pronësi të shtetasit A. Sh.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy