Ambasadori Delawie është optimist për vitin 2018: Viti i suksesit në dialogun Kosovë-Serbi

Ambasadori Delawie është optimist për vitin 2018: Viti i suksesit në dialogun Kosovë-Serbi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, është shprehur optimist për rezultatet nga dialogu përfundimtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Përmes një postimi në rrjetin social "Twitter", Delawie ka shkruar se “Viti 2018 është viti i suksesit në dialog”.

Ai gjithashtu ka thënë se pret “progres” nga dialogu mes palës kosovare dhe asaj serbe, që do të fillojë këtë të diel, në Bruksel.

Delawie po ashtu ka shpërndarë një mesazh të drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin e Veprimit të Jashtëm Evropian të Bashkimit Evropian, Angelina Eichhorst, rreth dialogut.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, presidentët Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi, do të vazhdojnë punën e tyre në fazën gjithëpërfshirëse të normalizimit në dialogun Beograd-Prishtinë, do të vlerësojnë marrëveshjet ekzistuese, do të informojnë për arritjet e deritashme, do të diskutojnë për hapat e ardhshëm në periudhën e ardhshme intensive”, ka shkruar Eichorst.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy