Djegia e raundit të tretë/ Alibeaj: Humbëm mundësinë për të zgjedhur një President dinjitoz

Djegia e raundit të tretë/ Alibeaj: Humbëm mundësinë për të zgjedhur një President dinjitoz

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj djegien e raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit, e cilëson si humbjen e mundësisë që vendi të ketë një President dinjitoz.

Duke folur për mediat në ambientet e jashtme të Parlamentit, tha se në momentin që opozita ofroi rregullat që u pranuan, Edi Rama u tërhoq.

Për shkak të ndryshimeve të vitit 2008 Presidenti zgjidhet me 71 vota. Humbëm një rast për ti dhënë Shqipërisë një institucion që do duhet të kishte legjitimitetin e palëve, që më vonë përballë sfidave, të qëndronte në mënyrë serioze në lartësinë e detyrës.

Nëse do ecnim me kandidatura të njëanshme tonat përsëri do ishte President i njëanshëm, ja pse në dokumentet tona qëllimi nuk ishte për të ecur me axhendë individuale, por të përbashkët.

Dokumenti ynë e qartësonte që do ishte proces i përbashkët e do finalizohej që ajo siluetë politike që do identifikohen si konsensuale.

Sipas tij, opozita nuk është me idenë e një Presidenti tangoje, por për të pasur President të gjithë shqiptarëve.

Lidhur me pjesëmarrjen në proces, ai e cilësoi si mënyrë për t’i grisur maskën e hipokrizisë Edi Ramës dhe Partisë Socialiste.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy