
Komandanti i KFOR-it, gjeneral-major Angelo Michele Ristuccia, deklaroi se KFOR-i ka aftësitë dhe mjetet e duhura për parandaluar dhunën në Veri të Kosovës.
Po ashtu KFOR-i bën me dije se ka shtuar praninë në Jarinjë.
“Kjo rritje ishte e nevojshme, duke pasur parasysh raportimet e fundit për praninë e supozuar të mundshme të grupeve të organizuara kriminale që ishin përfshirë në protesta”, thuhet në njoftim.
"Ka shumë aktorë në terren të përkushtuar për të bërë përparim, por KFOR-i mbetet vigjilent dhe i gatshëm për të reaguar. Ne jemi të përgatitur të ndërhyjmë, nëse është e nevojshme, por ne parandalojmë përshkallëzimin, në përputhje me mandatin tonë të OKB-së", vijon njoftimi.



