Kontroll në kabinat e tragetit, gruas i gjenden 2.3 kg heroinë në çantë

Kontroll në kabinat e tragetit, gruas i gjenden 2.3 kg heroinë në çantë

Një burrë dhe një grua janë arrestuar mbrëmë në postin e Durrësit, pasi policia u gjeti me vete një sasi prej 2.33 kg heroinë. Lënda narkotike u gjet gjatë një kontrolli të ushtruar në dhomën e tragetit ku ndodheshin dy personat që më pas u vunë në pranga. Policia shpalli në kërkim edhe një person të tretë.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare, në vijim të punës së tyre për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike, mbrëmjen e djeshme kanë sekuestruar rreth 2 kg e 330 gr Heroinë. Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

Laureta Lama 38 vjeçe, banuese në Tiranë;

Bashkim Hasani 67 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit: E.Ç. 29 vjeç, banues në Tiranë.

Më datë 10.01.2017, në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në tragetin e linjës Durrës-Bari, në dhomën ku ishin akomoduar për udhëtim shtetasit e arrestuar, në valixhen e shtetases Laureta Lama, u gjet një çantë dore, në brendësi të së cilës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

4 pako të mbështjella me celefon, me peshë rreth 2 kg e 300 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale"Trafikimi i narkotikëve"në bashkëpunim, e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 283/a/2, 22 të Kodit Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy