Iowa miraton një nga ligjet më të ashpra për abortin, nuk lejohet kur dëgjohen të rrahurat e zemrës

Iowa miraton një nga ligjet më të ashpra për abortin, nuk lejohet kur dëgjohen të rrahurat e zemrës

Shteti amerikan, Iowa, ka miratuar një nga projektligjet më të ashpra për abortin, duke ndaluar abortet prej momentit kur dëgjohen të rrahurat e para të zemrës së fetusit.

Ligjvënësit republikanë, që kontrollojnë dy dhomat e parlamentit kanë kaluar projektligjin, duke dërguar të njëjtin te guvernatori për ta fuqizuar në ligj.

Në rast të miratimit, projekligji do të ndalonte abortet pas muajit të gjashtë të shtatzënisë.

Kritikët kanë argumentuar se ky projektligj e konsideron abortin të paligjshëm, përpara se shumica e grave të kuptojnë se janë shtatzënë.

Guvernatorja republikane e Iowas, Kim Reynolds nuk ka treguar nëse ajo do ta nënshkruajë projekligjin.

Përfaqësuesja republikane, Shannon Lundgren u ka thënë mediave lokale se ajo beson që projekligji do të miratohet.

Vitin e kaluar, republikanët e Ajovas kanë ndaluar abortet pas javës së 20-të të shtatzënisë.

Por janë paraqitur edhe disa përjashtime, në rastet e përdhunimit dhe incestit, ku është raportuar te autoritetet dhe për të shpëtuar jetën e gruas.

"Ne jemi gjallë kur zemrat tona fillojnë të rrahin dhe jeta jonë ka mbaruar kur ajo ndalet," tha për CBS News, Dawn Pettengil, një tjetër përfaqësues republikan nga Iowa.

Iowa është midis një numri shtetesh, duke përfshirë Misisipi dhe Kentaki, që kanë shkaktuar sfida gjyqësore duke imponuar kufizime të shtrënguara në abort, raporton BBC.

Presidenti Donald Trump mbështet një ndalim aborti dhe ka treguar se ky është një prioritet, dhe republikanët janë duke shfrytëzuar mundësinë që krijon, thonë komentatorët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy