Shpërthimi në Zubin Potok, Kurti: Sulme terroriste të orkestruara nga Aleksandar Vučić me grupet kriminale

Shpërthimi në Zubin Potok, Kurti: Sulme terroriste të orkestruara nga Aleksandar Vučić me grupet kriminale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas sulmit me eksploziv që iu vendos urës së kanalit të ujit “Ibër Lepenci”, në Zubin Potok. Ai e ka cilësuar sulmin “kriminale, terroriste dhe dashakeqe”. Në një konferencë për media të mbajtur mbrëmjen e të premtes, Kurti tha se këto sulme vijnë nga Serbia dhe bandat e saj kriminale, me qëllim dëmtimin e infrastrukturës kritike të Kosovës.

Ai theksoi se shpërthimi i djeshëm në kanalit të ujit “Ibër Lepenci” ka rrezikuar furnizimin me ujë dhe energji në vend, ndërsa policia është angazhuar për të siguruar vendin dhe zbardhur ngjarjen.

Kurti bëri thirrje për qetësi dhe bashkëpunim me institucionet, duke u angazhuar për menaxhimin e situatës dhe rikuperimin e dëmeve. Ai gjithashtu akuzoi Beogradin zyrtar për orkestrimin e këtyre sulmeve, duke përmendur lidhjet e presidentit serb Aleksandar Vučić me grupet kriminale dhe paramilitare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy