
Dialogu Prishtinë-Beograd konsiderohet nga NATO jetik për stabilietin në rajon. Sekretari Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Jens Stoltenberg vizitoi të hënën Beogradin, nga ku nxiti liderët serbë dhe kosovarë të përparojnë me bisedimet, duke nënkuptuar platformën e korrigjimit të kufijve. Shefi i NATO-s u prononcua edhe për Maqedoninë. Ai deklaroi prerë se pa zgjidhur mosmarrëveshjet me Greqinë nuk do të ketë anëtarësim.



