Nëndetësja me 44 persona shpërtheu 3 mijë metra nën ujë

Nëndetësja me 44 persona shpërtheu 3 mijë metra nën ujë

Ka përfunduar në një tragjedi fati i 44 anëtarëve të ekuipazhit të nëndetëses argjentinase, e zhdukur që nga mesi i nëntorit. Dhimbja, zemërimi dhe polemikat tronditën Argjentinën pasi ushtria njoftoi se nëndetësja San Juan, e zhdukur që nga 15 nëntori, kishte pësuar një “shpërthim”, që më shumë mundësi nuk ka lënë mundësinë që mund të kishte të mbijetuar.

Shpërthimi mendohet te këtë ndodhur në 3 mijë metra thellësi dhe për këtë arsye jo vetëm autoritetet, edhe vetë familjarët duket se nuk kanë asnjë shprese për të gjetur diçka nga të afërmit e tyre.

Ndërkohë Organizata qe merret me Traktatin për ndalimin e plotë të testeve bërthamore, e cila ka stacione në mbarë botën, ka konfirmuar “një ngjarje jo normale, të shkurtër, të dhunshme, jo bërthamore, që korrespondon me një shpërthim”, e cila ka ndodhur më 15 nëntor, tre orë pas zhdukjes së nëndetëses.

Më herët edhe zëdhënësi kishte përmendur një “anomali hydroakustike” të zbuluar në zonën ku nëndetësja kishte dhënë sinjal për herë të fundit nga zona e Patagonisë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy