Një 37-vjeçar shqiptar me banim në Bari të Italisë është sërish në telashe pasi u vendos në arrest shtëpie për shpërndarje droge. Ermal Resulaj është dërguar sërish në qeli pasi u konstatua se në banesën e tij në Parabita, ai kishte lidhur një kabëll, me të cilin vidhte energji elektrike.
Resulaj ndodhej në arrest shtëpie që prej 23 marsit, për shpërndarje të substancave narkotike. Por më 10 maj, ndaj tij është bërë një denoncim për vjedhje energjie elektrike.
Ai kishte lidhur një kabëll direkt në linjë, duke shmangur aparatin matës të konsumit të energjisë.



