Analisti Ben Andoni tha në edicionin e lajmeve në Mcn Tv se Shqipëria dhe vendet e tjera që u bënë pjesë e Bordit të Paqes për Gazën, janë kthyer tashmë në një apendiks të SHBA-ve, ku Donald Trump ka marrë pushtet të jashtëzakonshëm.
Sipas Andonit të gjitha vendet pjesëmarrëse do kenë detyrime, pavarësisht se kjo është mohuar nga Rama. Analisti e sheh si të parëndësishme mospjesëmarrjen e Ramës në Davos, por sheh si problem nëse institucioni i ri do të zëvendësojë apo jo OKB-në.
"Neve jemi vasalë modernë të SHBA-ve duam apo s’duam ne", tha ai.
“Gjëja që më shqetëson është kjo pjesa e maskaradës që bëhet në Parlament. I gjithë problemi ka mbetur te përfaqësimi i z.Rama. Z.Rama ka aftësi komunikimi, lidhje të mëdha ndërkombëtare, dhe që z.Rama ka konjuktura gjithmonë e më të mira me botën e huaj. Bordi i Paqes akoma e ka të paqartë metodologjinë si do funksinojë.
Ky institucion i ri që po krijohet i mbivendoset OKB-së. Me ca kuptohet Bordi i Paqes i ka kthyer të gjitha vendet tona tani, në apendiks të SHBA-ve. Znj.Osmani përfaqëson Kosovën, përfaqësimi i saj është i nevojshëm, pasi Kosova është në vështirësi të mëdha, së pari institucionale.
Zonja është i vetmi personazh që e përfaqëson Kosovën. Po të lexoni gjuhën e trupit dhe shkëmbimin me z.Trump, unë personalisht s’pashë që z.Trump ktheu ndonjë përgjigje, përveç asaj korteziale, që mirë se vjen, etj. Janë shumë pak vende europiane që kanë marrë pjesë. Bie në sy mos pjesëmarrja e vendeve të G7. Kjo mos pjesëmarrja e Ramës s’është ndonjë problem pasi firmosja mund të kryhet në një moment të dytë.
Problem është nëse ky institucion do ta zëvendësojë OKB-në apo jo. Po krijohet një botë me institucione të larta paralele. Shkuarja ose mos shkuarja e Ramës nuk ngre peshë. Për retorikën e brendshme po. Ardhja e znj. Trump është pjesë e justifikimit që Rama ka bërë për Davosin. E tepëruar është gjuha e tij ndaj opozitës dhe patetizmi i opozitës.
Shqipëria s’ka patur sot përfaqësues në Davos. Z.Rama do firmosë sot pasdite apo nesër në mëngjes. Ne jemi tashmë nën kupolën e SHBA-ve, por duhet të mendojmë shumë edhe për të ardhmen tonë. Të gjitha vendet pjesëmarrëse aty kanë detyrime, dhe pavarësisht nga ç’thuhet nga Rama, ato do marrin përsipër detyrime. Kryetari i bordit është Trump që ka pushtet të jashtëzakonshëm tani”.



