Është mbyllur pas disa orësh dita e tretë e protestave në Durrës për vrasjen e Klodian Rashës, 25-vjeçarit që u ekzekutua nga një polic.
Ajo që ka bërë përshtypje është se në fund të protestës, protestuesit, kanë përqafuar policët, duke dhënë një mesazh të qartë që ‘ata nuk janë kundër tyre, por ndaj drejtuesve të cilët i udhëzojnë’.
Gjithsesi protesta në Durrës nuk ka qenë edhe aq e lehtë. Disa protestues kanë shkatërruar në rrugë gjithçka kanë gjetur, ndërsa për këtë ka patur edhe të shoqëruar.



