Zululand - Ben Andoni: Shqiptarët dembelë të mëdhenj, në vend të bëjnë punë merren me llafe

Zululand - Ben Andoni: Shqiptarët dembelë të mëdhenj, në vend të bëjnë punë merren me llafe

“Në fillim habitesha pastaj fillova ta kërkoja të çudtshmen dhe më vonë nuk mund ta jetoja reportazhin pa paradoksin.  E si mund të ndodhte ndryshe, kur një blektor në kufirin mes Oroshit dhe Kunorës së Lurës, do të më përgjigjej me koncepte të matematikës së lartë; apo një bari i vogël në Malësinë e Ersekës do të më fliste me një shqipe të kulluar standard; apo kur një ish- SS Kosovar, i divizionit “Skanderbeg” do më fliste për Hitlerin që e kishte parë nga fare afër bash si ti muhe dhe që kishin ndarë muhabete edhe me Himlerin!!! Kur histori të tilla tejkaluan përfytyrimin e thjeshta e kuptova se ishte gati e pamundur të shihje aq kundërshti të natyrës njerëzore sa hasje në karakterin e sterotipit të shqiptarit.” Kjo është Shqipëria e shqiptarëve sipas Ben Andonit.

 

I ftuar në Zululand të gazetarit Mustafa Nano, Andoni tha se 250 reportazhet nuk kanë një renditje kronologjike por një logjikë kronologjike. 

 

Kur u pyet nga Nano për të bërë një porteret shqiptari, për Andonin ishte shumë e lehtë.  “Karakteristikat ndryshojnë shumë kjo tregon që është një popullsi shumë e ngërthyer e përzier, indentifikimi bazik me shqiptarët do them është njëri dembel që merret shumë me fjalë, shumë gjaknxehtë, tepër spontanë që përshtaten shumë kollajë, mund të bëjnë gjëra të jashtëzakonshme dhe të prishin gjëra të jashtëzakonshme”

 

Ky libër vjen pas konsultimeve të Andonit më shumë libra të antropologëve sidomos të udhëtarëve të huaj, por edhe studiuesve shqiptarë. Nëse sot ka diçka për çfarë i vjen keq Andonit është mungesa e studiuesve të kapaciteteve të Zija Shkodrës. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy