Avokati Romeo Kara thotë se procesi i vetingut mund të kishte nisur më mirë, duke deklaruar se ka qenë një trupë e përzier mes shoqërisë civile dhe anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Për MCN Live, Kara ngriti si shqetësim se reforma në drejtësi nuk mbaroi brenda 5 vitesh.
Shqipëria ka kapacitete ti zëvendësonte për 24 orë prokurorët dhe gjyqtarët e shkarkuar. Prona nuk vlen, ta merr tjetri me dhunë dhe mashtrim, jeta nuk vlen, puna nuk vlen. Nëse do na dhimbte kaq shumë dinjiteti personal, ne duhet të ishim të parët me arritjet personale. Procesi fillimisht nisi si një proces i cili dukej se do gllabërohej nga palët. Ka pasur një luftë të ashpër nga ndërkombëtarët, SHBA dhe Komisioni Europian.
Kanë kërkuar dhe 5 vite shtyrje, kjo më ngjan me historinë e Komisionit për Kthim Kompensimin e Pronave që kishte mandat për dy vjet dhe e shtyu disa herë. Nëse njerëzit dalin nga ky proces me kokën e prerë, nëse do kishim procese të tjera për investigim me pasurinë, do të kishim ose pasuri të sekuestruar, ose një ankimim apelim.
Ai foli për një hallkë e cila ka qenë pjesë e gjithë strukturës së korruptuar të shtetit dhe se nuk i është përgjigjur standardeve të një shteti normal.
Sipas tij, nëse janë mbi 100 magjistratë të larguar nga fusha dhe diçka më pak të riafirmuar, ngriti dyshime të afirmimit apo largimit.
Nëse largohet për përfitime të paligjshme, pse duhet të jetojë njësoj si unë që zbatova ligjet, ndërkohë që ka vjedhur për 30 vjet. Do të ndodhte konfirmimi a është i vërtetë konfirmimi i vetingut apo jo. Ne në Shqipëri kemi pritshmëri për ta çuar deri në fund reformën. Ne dje kemi patur një ngjarje të shëmtuar që persona që e kanë shëmtuar që në lindje, ndikojnë në zgjedhjen e dekanit apo zëvendës dekanit në Fakultetin e Drejtësisë.
Ai shtoi se me që i është hyrë kësaj rruge dhe Europa e kërkon, duhet çuar deri në fund dhe se kush vodhi duhet ndëshkuar.



