Inceneratorët, Ibrahimaj: Kontratat do të vijojnë të zbatohen

Inceneratorët, Ibrahimaj: Kontratat do të vijojnë të zbatohen

Pavarësisht hetimeve për skandalin e inceneratorëve, kontratat me kompanitë do të vijojnë të zbatohen. Në një deklaratë për mediat, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, tha se zbatimi i kontratave do të vijojë deri në momentin që për çështjen të ketë një vendim gjykate.

Janë subjekte hetime dhe s’ka vendim gjykate për ta, institucionet shtetërore s’mund të marrin masa. Kemi vijuar të respektojmë kontratën dhe do e bëjmë për sa kohë jemi në zbatim të kontratës, s’kemi njoftim nga institucionet ligj zbatuese ose të drejtësisë për të marrë masa për këto kontrata jemi në pritje të proceseve të drejtësisë, do marrim masa të nevojshme për respektimin e ligjit.

Ibrahimaj tha më se tej se se sa i përket inceneratorit të Tiranës, punimet civile që janë të përfunduara zënë më pak se 20% të vlerës totale të investimit.

Jemi përgjegjës jo vetëm për koncesionet e inceneratorëve, por edhe për të raportuar ecurinë e këtyre kontratave koncensionare. Sa i përket inceneratorit të Tiranës, 31 gusht 2017 kohëzgjatja është 30 vite dhe faza aktuale është e ndërtimit dhe operimit, autoriteti kontraktues ka raportuar se punimet civile që janë të përfunduara zënë më pak se 20% të vlerës totale të investimit. Janë dorëzuar në kantier dhe janë funksionale pajisjet e kapanonit të selektimit, i cili është në operim e sipër.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy