Agron Tufa kërkon azil politik në Zvicër

Agron Tufa kërkon azil politik në Zvicër

Drejtori ekzekutiv i Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave të Komunizmit në Shqipëri (ISKPK), Agron Tufa, ka kërkuar azil politik në Zvicër. Tufa e motivon këtë vendim me kërcënimet dhe shantazhet që sipas tij, i janë bërë. Në një postim në rrjetet sociale, avokati i tij, Kujtim Cakrani, ka sqaruar arsyet e largimit.

Kërcënimet dhe zvarritja pafund e gjyqit, mosfillimi i procesit ndaj Cajës, kërcënimet në rrugë dhe format e fshehta të shantazhit, e kanë shtyrë Drejtorin e Institutit për Studimin e Krimeve të Komunizmit Z. Agron Tufa, të kërkojë strehim politik për të mbrojtur familjen dhe jetën e tij! Në një vend ku krimi komunist i djeshëm është më i egër se kurrë, kërkimi dhe vendosja e drejtësisë është e pamundur”, shkruan Cakrani.

Tufa, i cili aktualisht është vendosur në Zvicër së bashku me familjen e tij, i ka paraqitur dorëheqjen, nëpërmjet një letre kryetarit të Bordit Drejtues te ISKPK, Uran Butka.

Tufa pak muaj më parë ka hedhur në gjyq gazetën DITA dhe pjesën më të madhe të bashkëpunëtorëve të saj.

Seanca e radhës ishte pikërisht sot, e martë 03 dhjetor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy