Sheshel: Jam krenar me krimet që më janë atribuar, do t’i përsërisja

Sheshel: Jam krenar me krimet që më janë atribuar, do t’i përsërisja

Ultranacionalisti serb, Vojisllav Sheshel, thotë se është "krenar me të gjitha krimet" që i janë "atribuar" atij. Shesheli, i dënuar nga drejtësia ndërkombëtare, tha për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se do t'i përsëriste ato.

Të mërkurën, Gjykata e Kombeve të Bashkuara e hodhi pjesërisht poshtë lirimin e Sheshelit nga akuzat për krime kundër njerëzimit, duke e dënuar atë me 10 vjet burgim.

Megjithatë, Mekanizmi për Tribunalet Ndërkombëtare tha se Sheshel tashmë e ka shërbyer dënimin, marrë parasysh kohën që ka qëndruar në paraburgim në Hagë.

"Tani do të marr disa masa ligjore për të hedhur poshtë këtë gjykim, por më e rëndësishme është se unë jam krenar për të gjitha krimet e luftës që më janë atribuar dhe krimet kundër njerëzimit. Në të ardhmen, jam i gatshëm t'i përsëris", tha Sheshel, i cili vazhdimisht i ka mohuar akuzat kundër tij.

Sheshel është akuzuar për krime kundër popullsisë joserbe në Kroaci, në rajonin serb të Vojvodinës, në Bosnje dhe Hercegovinë, në luftërat e viteve 1990.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy