Zhvendosja e ambasadës, Rumania bëhet vendi i parë i BE-së që ndjek shembullin e Trump-it

Zhvendosja e ambasadës, Rumania bëhet vendi i parë i BE-së që ndjek shembullin e Trump-it

Rumania do ta zhvendosë ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jeruzalem, duke u bërë kështu vendi i parë i BE-së që ndjek lëvizjen e presidentit Trump një vit më parë. Njoftimi erdhi nga vetë kryeministrja Viorica Dancila, gjatë samitit AIPAC në Uashington.

Në fjalën e saj në grupin lobues Komiteti i Marrëdhënieve Publike Izraelito-Amerikane, Dancila tha se Romania do ta zhvendosë ambasadën në Jeruzalem.

Shumica e vendeve që kanë marrëdhënie diplomatike me Izraelin i kanë ambasadat e tyre në Tel Aviv, pasi, edhe pse Izraeli pretendon se Jeruzalemi është kryeqyteti i tij, ai nuk njihet si i tillë nga bashkësia ndërkombëtare. Palestinezët duan Jeruzalemin Lindor si kryeqytetin e tyre të ardhshëm , por kjo zonë është nën kontrollin e Izraelit, që nga lufta e vitit 1967, kur e aneksoi atë nga pjesa tjetër e Bregut Perëndimor.

Dancila është aktualisht kryetare e Këshillit të Bashkimit Evropian. Rumania, së bashku me Hungarinë dhe Republikën Çeke ishin tre vendet që bllokuan një rezolutë të BE mbi zhvendosjen e ambasadës amerikane, sipas të cilës Jeruzalemi duhet të jetë kryeqyteti i Izraelit dhe i Palestinës.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, i kërkoi kryeministres Dancila të zhvendosë ambasadën e Rumanisë, kur ajo vizitoi Izraelin në janar. "Unë shpresoj se ju do të veproni për të ndaluar rezolutat e këqija kundër Izraelit në Bashkimin Evropian", tha ai. "Dhe sigurisht, për të lëvizur ambasadën tuaj dhe ambasadat e tjera në Jeruzalem".

Presidenti rumun, Klaus Iohannis, i kërkoi kryeministres Dancila të japë dorëheqjen në prill të vitit të kaluar, pasi ajo nxori një memorandum sekret për të zhvendosur ambasadën dhe vizitoi Izraelin pa u konsultuar me të. Si president, Iohannis është përgjegjës për politikën e jashtme dhe jep vendimin përfundimtar mbi lëvizje të tilla. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy