
Ish-presidenti katalonias Carles Puigdemont ka emëruar një të sapozgjedhur politik për të qenë presidenti i ri i rajonit.
Në një video nga Berlini ku ai ndodhet pasi është ndaluar nga policia me kërkesë së Spanjës, Puigdemont kërkoi që Quim Torra të ishte kandidat për presidencën e rajonit.
Torra është deputet nga partia pro pavarësisë e Puigdemont, "Së bashku për Kataloninë".
Spanja shpalli referendumin e 2017 për pavarësinë e rajonit si të paligjshëm.
Pasi Madrid vendosi sundimin e drejtpërdrejtë në rajon, Puigdemont dhe shumë anëtarë të qeverisë së tij u arrestuan ose u larguan nga vendi.
Zgjedhjet u mbajtën në dhjetor 2017, megjithatë asnjë parti nuk fitoi shumicën e përgjithshme.
E udhëhequr nga partia e Puigdemont, grupimet pro pavarësisë fituan një shumicë të ngushtë në parlamentin rajonal.
Megjithatë, ata nuk kanë qenë në gjendje të zgjedhin një kandidat për presidencën, raporton BBC.
Deri më tani, kandidatët e zgjedhur nga partitë pro pavarësisë nuk kanë qenë në gjendje të marrin pjesë në seancat e nominimit pasi përballen me akuza penale për rebelim dhe kryengritje për rolin e tyre në referendumin e tetorit të kaluar.



